Ministrja e arsimit dhe shkencës, Renata Deskoska sot realizoi takim me komisarin e lartë për Pakica kombëtare të OSBE-së, Lamerto Zannier dhe me përfaqësues nga Nansen Dialog Qendra, të cilët edhe e prezantuan fjalorin maqedonisht-shqip dhe shqip-maqedonisht.
Në takim, siç kumtuan nga MASH, ministrja Deskoska ka theksuar se në frymën e tolerancës dhe respektit të dallimeve, fjalori do të paraqet urë për kuptim më të lehtë mes të rinjve.
“Me vet atë që i njëjti është adaptuar për të rinj dhe përdorim të lehtë, ky fjalor do të jetë praktikisht i zbatueshëm. Ky fjalor duhet t’u shërbejë më të rinjve, ta lehtësojë mësimin e gjuhës shqipe dhe maqedonase”, ka theksuar Deskoska.
Ministrja e ka informuar komisarin e lartë për pakica kombëtare të OSBE-së për Strategjinë për arsimin 2018-2025, i cili është në fazën përfundimtare dhe se ekziston konsensus rreth arsimit të integruar, i cili është i përfshirë në të gjitha nivelet e arsimit, duke filluar prej arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm.
“Fjalori është në linjë të mbështesë afatgjate të KLPK-së për politika të orientuara ndaj tejkalimit të ndarjeve në sholla dhe në shoqëri si tërësi. Zgjerimi i vëllimit të mjeteve për mësimin e gjuhës për nxënësit e arsimit fillor është drejtpërdrejtë në drejtim të realizimit të këtij qëllimi. Fjalori përmban nga 4.500 terme nga dy gjuhët dhe është marrë nga programi mësimor nga klasat më të larta në arsimin fillor”, informojnë nga misioni i OSBE-së në Shkup.
Fjalori dykahësh maqedonisht-shqip dhe shqip-maqedonisht është përpiluar me nismë të Nansen Dialog Qendrës – Shkup dhe Zyrës së komisarit të lartë për Pakica konbëtare pranë OSBE-së. Mund të qaseni në ueb faqen http://hcnm-ndc.org/sq/, ose të ndëmerret si aplikacion celular./Telegrafi/