Site icon Telegrafi

Promovohet në Shkup doracaku për Nënë Terezën, me shkronja të Brailit

Shtëpia muze e Nënë Terezës në Shkup ka promovuar sot një doracak me shkrimin e Brailit, që është i përgatitur për personat me pengesa në shikim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky doracak ka patur mbështetjen e Ministrisë së kulturës, ndërkaq u mundësohet presonave me pengesa në shikim që ta njohin më thellë Nënë Terezën dhe misionin e saj.

Nga fillimi i vitit të ardhshëm, doracaku do t’u jepet falas të gjithë vizitorëve nga e tërë bota./Telegrafi/

Exit mobile version