Site icon Telegrafi

Promovohet Commodore Amiga Mini PC

Krahas këtij modeli janë paraqitur edhe C64x Supreme, i riu VIC min dhe më i fuqishmi VIC-Slim me daljen HDMI. Modelet e rinj qysh tani janë në dispozicion përmes www.Commodore USA.net.

Modeli i ri Commodore AMIGA mini është i bazuar në procesorin Intel i7-2700k në 3.5 GHz dhe teknologjinë Quad-Core, ka 16 Gb RAM DDR3 1333 MHz si dhe NVIDIA GeForce GT 430 me 1 GB të memories DDR3. Sistemi është i pajisur me diskun e fortë të mbaruar nga alumini. Në shtëpizë ndodhet edhe Blu-Ray, e ekzistojnë edhe dy sllote për dy disqet tjera të forta 2.5”. Shtëpiza ka dimensionet 20x20x8 cm, ndërsa është e zbukuruar nga AMIGA logo e gdhendur në pjesën e përparme.

Modeli C64x, është mbindërtuar me procesorin e ri D2700 dual core të Intelit në 2.13 GHz dhe kartelën grafike nVidia GeForce GT 520 (512Mb). Gjithashtu, i është rritur edhe memoria punuese në 4Gb (DDR3 1066), disku i fortë është prej 1 ose 3 TB (ose me SSD prej 300 ose 600 Gb), është përfshirë lexuesi multi-card, si dhe WiFi, Bluetoothi, daljet DVI dhe HDMI, zëri 7.1 HD, 2xUSB 3.0 dhe 4xUSB2.0, Blu-ray dhe WiFi.

Modeli VIC mini ka specifikat identike me C64x Supreme, por është brenda shtëpizës elegante AMIGA mini.

CEO i Commodore, Beri Altman në promocionin e modeleve të rinj tha: “Kjo është një ditë historike për ne. Ekipi ka punuar gjatë që të arrij vizionin tonë dhe të unifikoj brendet Commodore dhe AMIGA dhe këtë e kemi arritur me AMIGA mini PC”.

Galerinë e kompjuterëve të rinj Commodore mund ta shikoni këtu. /Telegrafi/

Exit mobile version