Site icon Telegrafi

Promovohet çiklizmi në Maqedoni

Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit (APMT) dhe Këshilli republikan për siguri të komunikacionit dhe rrugëve (KRSKRR) organizojnë lojë shpërblyese me moton ”Maqedonia do gjithçka në biçikletë”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Zyrtarisht loja fillon sot dhe ka për qëllim promovimin e çiklizmit dhe bukurive të Maqedonisë. Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë shtetasit e Maqedonisë, nga mosha 13 vjeçare e më lartë.

Kushdo që të merr pjesë në këtë lojë shpërblyese, duhet që të ngarkojë një foto në Facebook, ku shihen bukuri natyrore të Maqedonisë. Një fond prej 30000 denarësh do të ndahet në tre pjesë, 18000, 12000 dhe 6000 për fituesit, pra fotot që do të arrijnë më tepër vota/like.

Të interesuarit, fotot duhet t’i ngarkojnë (upload) këtu./Telegrafi/

Exit mobile version