Telegrafi

Promovohen dy vepra të Din Mehmetit

“Poeti Din Mehmeti është një nga pendët më të madha të letërsisë shqipe, pa të cilët nuk mund të shkruhet historia e letërsisë shqipe", është thënë ndër të tjera gjatë promovimit të dy librave të tij në Gjakovë.

Fatmir Toçi, Drejtor i Institutit të Librit dhe Promocionit "Toena" nga Tirana, shtëpi e cila ka botuar dy krijimet e Mehmetit, vlerësoi se krijimtaria e Mehmetit, është e vazhdueshme që nuk ndodhë me poetët tjerë.

Për veprën e Din Mehmetit folën edhe Ali Jasiqi, Halil Haxhosaj, Bardhyl Oseku. Ndërkohë, janë deklamuar disa prej poezive nga krijimet e Mehmetit. /rtv21/