Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, do t’u bashkëngjitet fermerëve me rastin e ditëve të promovimit të boronicave.
Kjo ngjarje, e cila po mbahet për herë të parë, do t’u mundësojë kultivuesve të boronicave të ekspozojnë dhe shesin të vjelat e tyre të bollshme të boronicave të freskëta.
Kultivimi komercial i boronicave në Kosovë mbulon një sipërfaqe modeste prej 20 hektarësh, në zona të ndryshme të vendit, dhe përfshinë 15 kultivues.
USAID-i, fillimisht përmes programit Mundësitë e Reja për Bujqësi (NOA) dhe, më rishtazi, përmes programit Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale (AGRO), ka filluar me kultivimin e boronicave nëpër rajone të ndryshme të Kosovës. /Telegrafi/