Site icon Telegrafi

Promovohen 130 ushtarë të rinj profesionist në Ushtrinë e Maqedonisë

130 ushtarë të rinj prej sot do të jenë pjesë e përbërjes profesionale të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë.

Në akademi solene në kazermën “Ilinden”, ushtarëve të rinj profesionist ju drejtua ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, ndërsa mori pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të URM-së, Vasko Gjurçinovski dhe zv.ministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ju jeni edhe një dëshmi se për ne fjala është fjalë. Kemi paralajmëruar se në vitin 2018 ushtria do të rinohet dhe përforcohet me 375 ushtarë të rinj profesionist. Ju jeni energjia e re, motivi i ri, kapaciteti i URM-së”, tha Sheqerinska.

Ajo shtoi se Maqedonia po i tejkalon pengesat dhe se e ka marrë ftesën për anëtarësim në NATO, si dhe i ka përfunduar bisedimet aderuese.

Ajo gjithashtu foli edhe për strukturën etnike të ushtrisë, duke shtuar se ajo URM-ja e përfaqëson Maqedoninë ashtu siç është – multietnike./Telegrafi/

Exit mobile version