Malda Susuri po vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur të skenës muzikore shqiptare dhe jo vetëm.
Artistja e njohur këtë të martë do të bëjë lansimin e fazës së parë të projektit të saj të ri të titulluar “Të kam në Mendje”.
Kjo do të mbahet në Sallën e Kuqe (Pallati i Rinisë) duke filluar nga ora 20:30.
Ky projekt synon që përmes ndërhyrjeve të fuqishme artistike, edukative, dhe mbështetëse, të adresojë çështjet e shëndetit mendor në vend, veçanërisht çështjet e pikëllimit dhe humbjes, duke rritur ndërgjegjësimin dhe duke ulur stigmën rreth këtyre problemeve.
Faza e parë e projektit përfshin publikimin e katër këngëve, të krijuara me dashuri dhe përkushtim për të ofruar ngushëllim dhe shpresë përmes muzikës.
Publikimi i i këtyre këngëve do të shërbejë si pikënisje e një dialogu gjithpërfshirës mbi rëndësinë e mbështetjes emocionale dhe shëndetit mendor në shoqërinë tonë.
Vlen të ceket që Malda para pak muajsh mbajti një koncert madhështor në Prishtinë të quajtur “Saudade”. /Telegrafi/