Site icon Telegrafi

Promovimi i projektit ndërkufitar Kosovë-Mali i Zi

Në kuadër të programit ndërkufitar Kosovë – Mal të Zi, me datë prej 20 – 22 qershor në zonën e Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna, realizohet pjesa e II-të e trajnimit profesional për informim gjeneral të grupit të pjesëmarrësve mbi rëndësinë dhe edukimin e mbledhjes të të dhënave për identifikimin e Biodiversitetit.

Aktivitete të cilat janë të parapara nga projekti BorN – Borderless Nature Biodiversity Protection and Development of Prokletije and Bjeshkët e Nemuna Natural Parks.

Një projekt i BE-së i menaxhuar nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe e implementuar nga Trentino con il Kossovo dhe Agjencioni Kosovar për Mbrojtjen e Ambientit me mbështetje profesionale nga Associazione Trentino con i Balcani Onlus dhe Albatros Srl.

Sipas një njoftimi do të ketë tri ditë ekspedita dhe ecje në nivele të larta territoriale ku do të mbahen disa takime edukative në terren mbi rëndësinë e mbrojtës së biodiversitetit dhe mbi përforcimin e rrjeteve ekologjike që do duhej praktikuar për mbrojtën e florës dhe faunës.

Po sipas njoftimit, në këto momente të trajnimit, do të mblidhen të dhëna mbi biodiversitetin e Bjeshkëve të Nemuna, në Rugovë, tëk liqeni “Liqenat”, “Liqeni i Drelajve” dhe në Hajla.

Në njoftim shtohet se të gjitha të dhënat e mbledhura deri më tani, edhe nga kjo ekspeditë, do të inserohen në Web GIS-in e florës dhe faunës (të zonës së Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna dhe Parkut Kombëtar Prokletije në Mal të Zi). /Telegrafi/

Exit mobile version