Site icon Telegrafi

Promovimi i librit “Principet dhe Praktika e Politikave Publike në Kosovë”

Me 29 mars, nga ora 11:00, bëhet promovimi i librit “Principet dhe Praktika e Politikave Publike në Kosovë” dhe materialit “Problemet Reale, Zgjedhjet e Mundshme: Propozimi i Politikave të Zgjedhura” ne RIT Kosovo (A.U.K). Të dy volumet janë pjesë e PPDL, komponent i Programit të Lidershipit Transformues e mbështetur nga USAID-i në Kosovë.

Volumi “Principet dhe Praktika e Politikave Publike në Kosovë” është i pari i llojit të tij. Autorët e tij janë: Besnik Bislimi Ph.D, Chadd Briggs Ph.D, Faton Bislimi MPA/ ID, Garentina Kraja MA, Mark Baskin Ph.D, Mentor Nimani MA, Robert Muharremi Ph.D dhe Venera Demukaj Ph.D. Të gjithë këta emra janë profesionistë me eksperiencë në politikë-bërje dhe në fushën e politikave publike. Ata janë profesorë në RIT-Kosovo (A.U.K.) dhe të angazhuar si ligjërues të PPDL.

Ky libër është burim i punës së autorëve me nëpunësit publik të Kosovës nga ministri të ndryshme, agjenci dhe pushtete lokale gjatë tri viteve të fundit. Ai përfshin hyrje krahasuese për politika publike dhe kapituj për çështje të rëndësishme me të cilat përballen politikëbërësit: sundimi I ligjit, punësimi i fëmijëve dhe mbrojtja sociale, menaxhimi I mjedisit dhe burimeve natyrore, politika e sigurisë dhe terrorizmit, performanca makroekonomike në Kosovë, si dhe qeverisja lokale dhe hartimi I politikave publike.

Ndërkaq, qëllimi i materialit “Problemet Reale, Zgjedhjet e Mundshme: Propozimi i Politikave të Zgjedhura” është përmbledhja e disa projekt-propozimeve të përpiluara në kuadër të programit PPDL. Qëllimi I këtij materiali është të shpërndahet në institucionet publike dhe të jetë pjesë e eksperiencës dhe njohurive të pjesëmarrësve të trajnimit PPDL.

Anëtarët e panelit do të jenë: Louis Sell, RIT Kosovo (A.U.K) – anëtar Bordi, Mark Baskin – redaktor i librit, Mentor Nimani – profesor në PPDL dhe Ardita Baraku – ish-pjesëmarrëse në PPDL.

Për të marrë pjesë ne lansimin e librit duhet të regjistroheni në këtë LINK.

Kopje të librit “Principet dhe Praktika e Politikave Publike në Kosovë” dhe materialit “Problemet Reale, Zgjedhjet e Mundshme: Propozimi i Politikave të Zgjedhura” do të shpërndahen gjatë promovimit. Libri dhe materiali ofrohen pa pagesë në webfaqen zyrtare të RIT-Kosovo (A.U.K.).

Exit mobile version