Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike (IHSPJ) pranë Universitetit ‘Kirili dhe Metodij’ do të promovojë ‘Studim për të rinjtë në RM 2016’, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
Qëllimi i studimit është të përgjigjet se cilat ngjarje nga e kaluara e afërt kanë ndikuar më shumë ndaj të rinjve dhe çfarë shenje kanë lënë, si të rinjtë mendojnë dhe sillen në temën e politikës, si mendojnë për familjen dhe martesën, sa ndjehen të gatshëm të jetojnë të pavarur.
‘Studim për të rinjtë në RM 2016’ është rezultat nga projekti shkencor-hulumtues me të njëjtim titull, financuar nga UKM, ndërkaq ndërlidhet me studimet paraprake hulumtuese për të rinjtë të zbatuar nga kuadri shkencor i IHSPJ-së. /Telegrafi/