Telegrafi

Promovim i specializantëve të ABTI

Akademia për banakieri dhe teknologji informatike (ABTI), sot do ta promovojë gjeneratën e parë të specializantëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fjalim do të mbajnë guvernatori i BPRM-së, Dimitar Bogov, kryetari i Këshillit akademik ABTI-së Dragolub Arsovski, anëtari i Këshillit akademik të ABTI-s Lube Tërpeski dhe anëtari i Këshillit drejtues të ABTI-s Toni Stojanovski.

ABTI është formuar në vitin 2014 si institucion i vetëm i cili ofron riedukim të çertifikuar në sferën e banakierisë dhe teknologjive informatike. Deri tani trajnimet njëvjeçare i kanë kaluar mbi 100 dëgjues, të punësuar nëpër banka, studentë dhe qytetarë të papunë, njofton AIM. /Telegrafi/