Në Qendra e Informimit të Bashkimit Evropian sot do të promovohet projekti “Përgatitja e dokumenteve të nevojshme për vendosjen e sistemit të integruar dhe të qëndrueshëm financiar për menaxhimin e mbeturinave në lindje dhe verilindje”, dhe do të mbahet seminar mbi “Sistem i integruar të menaxhimit të mbeturinave-proces i përcaktimit të vendit për një qendër rajonale për menaxhimin e mbeturinave”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Është paraparë të mbajë fjalim zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temellkovski dhe ambasadori BE-së Orav.
Projekti është i financuar nga BE-ja dhe implementohet konsorciumi i EPTISA dhe EPEM dhe koordinator është Ministria e Mjedisit. /Telegrafi/