Konfederata e biznesit të Maqedonisë, sot do ta promovojë projektin ‘Turizmi janë njerëzit – Të punojmë sëbashku për dialog më të mirë social në turizëm’, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi kryesor i projektit është përforcimi i kapaciteteve të partnerëve social për përmirësimin e dialogut social në nivel kombëtar dhe social.
Përmes projektit duhet të rritet vetëdija e përfaqësuesve të punëdhënësve dhe punëtorëve për rëndësinë e këtij procesi në rritjen e punësimit dhe konkurrencës së ekonomisë kombëtare.
Konfederata e biznesit të Maqedonisë është një nga partnerët e BE projektit. Projekti filloi të realizohet në Ljubjanë nga muaji shkurt i këtij viti. Lideri i projektit është Shoqata e Punëdhënësve të Sllovenisë (ZDS), ndërsa shoqatat e punëdhënësve, si dhe sindikatat nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. /Telegrafi/