Telegrafi

Promovim i projektit ‘Inkluzion social përmes teknologjisë’ në Maqedoni

‘Inkluzion social përmes teknologjisë’ është titulli i projektit të USAID-it i cili sot do të promovohet në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi kryesor është inkuadrimi i të rinjve me pengesa në tregun e punës, ndërsa para së gjithash në sektorin me rritje të shpejtë të teknologjive informatike-komunikuese (IKT) përmes sigurimit të online-trajnimeve dhe trajnimeve praktike në kompanitë nga sektori i IKT-së.

Fjalim hyrës në promovimin e projektit do të ketë James Stain, drejtor i misionit të USAID-it në Maqedoni.

Projekti i USAID-it ‘Inkluzion social përmes teknologjisë’ është implementuar nga Fondacioni iVote në partneritet me organizatën civile ‘Hapni dritare’ dhe me Shoqatën e të rinjve dhe studentëve me nevoja të veçanta.

Fondacioni iVote, i cili është bartës i projektit, është organizatë jopërfituese qëllimi i të cilit është përmirësimi i proceseve demokratike, inkluzion të grupeve të margjinalizuara dhe përforcim të kapaciteteve të sektorit civil përmes zbatimit të sistemeve inovative për menaxhim dhe për mësim. /Telegrafi/