Telegrafi

Promovim i masës ‘Vetëpunësim’ nga Plani operativ për vitin 2017

Në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale sot do të promovoget masa ‘Vetëpunësim’ nga Plani operues për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbimet në tregun e punës për vitin 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Masën në konferencë për media do ta sqarojë ministri dikasterial Ibrahim Ibrahimi dhe drejtori i Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë, Vllatko Popovski.

Plani operues për vitin 2017 ka 22 programe dhe masa për punësim, si dhe 11 shërbime në tregun e punës. Target janë personat që vështirë punësohen, kategoritë posaçërisht të rrezikuara, shfrytëzuesit e asistencës sociale, prindërit, fëmijët pa prindër ose me 1%, personat me nevoja të veçanta.

Në vitin 2016 Plani operues hapi 8.400 vende pune, kurse këtë vit priten 10 mijë punësime të reja. /Telegrafi/