Site icon Telegrafi

Prokurorja Vilma Ruskovska u takua me ambasadoren Galloway, biseduan për sfidat e prokurorisë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit

Sot në hapësirat e Prokurorisë Themelore Publike, prokurorja Vilma Ruskoska priti ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë, Rachel Galloway.

Siç njoftojnë nga PThP, prokurorja Ruskoska njoftoi ambasadoren me kompetencat e prokurorisë si dhe sfidat me të cilat kjo prokurori ballafaqohet. Në të njëjtë kohë, u bisedua edhe për gatishmërinë e prokurorisë të menaxhojë me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Ambasadorja Galloway theksoi rëndësinë e prokurorisë në sundimin e së drejtës në Maqedoni si dhe në procedimin e lëndëve në fushën e krimit të organizuar dhe korrupsionit./Telegrafi/

Exit mobile version