Telegrafi

Prokurorja Speciale Lençe Ristoska shprehet pro legalizimit të kanabisit në Maqedoni (Video)

Prokurorja Speciale Lençe Ristoska ka marrë pjesë në një diskutim mbi legalizimin e kanabisit në Maqedoni, i organizuar në Fakultetin juridik ”Justiniani i I-rë” në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mendimi i saj është se në Maqedoni kanabisi konsiderohet si drogë narkotike e kategorisë së parë dhe është rreptësisht e ndaluar, por që duhet të legalizohet përmes një procedure të rreptë ligjore.

Mirëpo, Ristoska është për kontrolle të rrepta të drogave narkotike, pasi që Maqedonia është nënshkruese edhe e një numri konventash ndërkombëtare. Ajo nuk e ka të qartë se përse kanabisi lejohet për mjekësi, por jo edhe për nevoja personale./Telegrafi/