Telegrafi

Prokurorja speciale Katica Janeva paraqitet në Këshillin e prokurorëve publik

Prokurorja speciale publike, Katica Janeva, është paraqitur në mbledhjen e Këshillit të prokurorëve publik (KPP), ku ka qëndruar shkurt, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Janeva ka deklaruar se nuk ka nevojë për sqarime para Këshillit pasi që mendon se rastet ”Magyar Telekom”, ”Spiuni” dhe ”Verushevski”, janë nën kompetencën e saj, duke u bazuar në Ligjin për PSP-në, në pjesën ku përmendet autonomia dhe pavarësia e kësaj prokurorie.

Ndryshe, Janeva është ftuar disa herë që të merr pjesë në mbledhjet e KPP-së për të sqaruar disa paqartësi rreth raportit të saj për punën gjashtë mujore të PSP-së, si edhe të arsyetojë kërkesën për lëndët e lartëpërmendura./Telegrafi/