Prokurorja Vilma Ruskovska, e cila përfaqëson rastin për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, në intervistë për televizionin “Telma” tha se për momentin nuk ka dëshmi të mjaftushme për porositësit.
“Pajtohem se nëse nuk i zbulojmë porositësit, organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit, ne asgjë s’kemi bërë. Nuk ka dëshmi të mjaftueshme, as materiale, as verbale, për porositësin në moment. Ne ende punojmë në atë”, tha prokurorja.
Ajo gjithashtu tha se për rastin e 27 prillit askush nuk akuzohet për terrorizëm. Dallohen për pjesët për të cilën akuzohen, kjo nuk është më e rëndë se pjesa e terrorizmit. Ajo shtoi se askund në asnjë akt nuk përmendet fjala terrorizëm ose akti terroristë./Telegrafi/