Kryeprokurorja e Rumanisë apo e njohur si gruaja e hekurtë, Laura Codruța Kövesi nesër mbërrin në Shkup në një konferencë për luftën e korrupsionit në nivele të larta shtetërore, por ajo do të përcjellë edhe përvojën e saj tek Prokuroria Speciale. Ajo do të jetë pjesë e debatit kundër korrupsionit në organizim të USAID dhe MCMS, ku do të jetë i pranishëm edhe ambasadori amerikan Jess Baily.
Condruta është prokurorja e fortë që goditi krimet dhe aktet korruptive në Rumani, duke qenë një protagoniste e vlerësuar nga qendrat botërore. 42 vjeçarja vetëm në vitin 2015 ka ngritur 1250 akuza për korrupsion ndaj zyrtarëve më të lartë shtetëror, ndërsa deri tani mbi 80 ministra, zv/ministra, drejtor dhe funksionarë të tjerë shtetëror kanë përfunduar në burg për krime institucionale dhe korrupsion. Ajo vitin e kaluar ngriti akuzë edhe kundër ish-kryeministrit Adrian Nastase, por edhe kryeministrit në detyrë Victor Ponta, duke kërkuar ngrirjen e pasurisë së tij. /Telegrafi/