int(1) Prokurorja Pamela Bozanich është në qendër të vëmendjes pas dokumentarit të ri në Netflix për vëllezërit Menendez - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Prokurorja Pamela Bozanich është në qendër të vëmendjes pas dokumentarit të ri në Netflix për vëllezërit Menendez

Një dokumentar për vëllezërit Menendez u shfaq premierë në Netflix vetëm disa javë pas transmetimit të serialit “Monsters: The Lyle and Erik Menendez Story”.

Me rastin e Lyle dhe Erik Menendez përsëri në qendër të vëmendjes, vëllezërit janë planifikuar për një gjyq të ri, i cili do të zhvillohet në fund të vitit 2024.

Pasi shikuesit ndoqën dokumentarin e ri, shumë pyesin se kush është prokurorja Pamela Bozanich. Ajo ishte e palëkundur në qëndrimin e saj që Lyle dhe Eriku duhet të qëndronin pas hekurave për pjesën tjetër të jetës së tyre.

“Arsyeja e vetme që po bëjmë këtë shfaqje speciale është për shkak të lëvizjes sw TikTok për të liruar vëllezërit Menendez”, tha Pamela. “Besimet tuaja nuk janë fakte, ato janë thjesht besime. Dhe meqë ra fjala, të gjithë ju njerëz, unë jam e armatosur. Ne kemi armë në të gjithë shtëpinë, kështu që mos u ngatërroni me mua”, shtoi ajo, sipas Hollywood Life.

Kush është Pamela Bozanich?

Pamela Bozanich ishte një zëvendës prokurore e qarkut në Los Angeles County. Ajo ishte prokurore kundër Lyle dhe Erikut gjatë gjyqit të tyre për vrasje në 1993. Në dokumentarin “The Menendez Brothers”, Pamela kujtoi vëmendjen e madhe mediatike që mori rasti.

“Ditën kur dhamë fjalët hyrëse, hyra në sallën e gjyqit dhe njerëzit po më filmonin. Mendova, “Me çfarë e kam futur veten?”, tha ajo. “Shkova në banjë. Kjo është hera e vetme që kam vjellë gjatë ose para një gjyqi. Të jesh në media ishte një makth”, shtoi ajo.

Pamela Bozanich

Kush i mbrojti vëllezërit Menendez?

Vëllezërit Menendez u përfaqësuan nga avokatja Leslie Abramson.

Nuk dihet shumë për jetën aktuale të Leslie Abramson. Ajo nuk ushtron më profesionin e avokatit dhe nuk është parë në publik prej vitesh.

Gjyqi i vëllezërve Menendez filloi në vitin 1993 dhe ishte një nga rastet e para të mëdha që u transmetua në televizion, duke shkaktuar një valë interesi publik. Një pjesë kryesore e mbrojtjes së vëllezërve ishte se ata vranë prindërit e tyre në vetëmbrojtje, duke pretenduar se babai i tyre i abuzonte seksualisht gjatë gjithë fëmijërisë së tyre, ndërsa nëna e tyre ishte emocionalisht e paqëndrueshme dhe e papërgjegjshme. Vëllezërit pretenduan se i kryen vrasjet nga frika për jetën e tyre, të bindur se prindërit do t’i vrisnin për të mbuluar abuzimin. /Telegrafi/

Exit mobile version