Telegrafi

Prokurorja kërkon dënimin e gazetares Talevska

Në Gjykatën Penale në Shkup ka filluar gjykimi për lëndën “Tifani”, ku gazetarja Ivona Talevska është e akuzuar për evazion fiskal, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prokurorja Elena Josifovska e ka preznatuar aktakutën, dhe ka kërkuar që të merret vendim dënues për të pandehurën, si edhe të paguhen obligimet tatimore të saj.

Në këtë lëndë, Talevska akuzohet se si menaxhuese e një kompanie, nga viti 2008 e deri në vitin 2014 nuk ka paguar taksa me vlerë prej afër 40 mijë euro, për kompaninë e saj, si edhe afër 17 mijë euro si taksa personale./Telegrafi/