Site icon Telegrafi

Prokurorja Katica Janeva e ka lëshuar seancën për raportin e PSP-së

Prokurorja Speciale Publike Katica Janeva e ka lëshuar sallën e komisionit për sistem politik, ku në rend të ditës, për katër ditë me radhë është Raporti i PSP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo ka thënë se ”tashmë kjo është një mobing klasik, unë nuk do të vij më, do të paraqitem vetëm në seancat plenare.”

Paraprakisht Janeva, për dy orë resht u është përgjigjur pyetjeve të deputetes Vlladanka Aviroviq. Ajo ka kërkuar sqarime nga Janeva se për çfarë i duhen ekspertët dhe përse ka angazhuar njerëz që sipas saj, janë të afërt me opozitën, si edhe sa paguhen.

Prokurorja ka ritheksuar se nuk do të jep përgjigje për çështjet financiare të PSP-së, ndërkaq ka thënë se asnjë ekspert nuk ka kërkuar kompenzim financiar.

Aviroviq pyeti nëse këshillëtarët në PSP janë të nevojshëm për shkak të paaftësisë së speciales, duke shprehur njiherit edhe vërejtje për përdorimin e fjalës ”mision” në PSP./Telegrafi/

Exit mobile version