Site icon Telegrafi

Prokurorja Elizabeta Josifovska sot dëshmoi për rastin “Haraçi”

Prokurorja Elizabeta Josifovska, e cila është pjesë e PSP-së, sot dëshmoi në Prokurorinë për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në lidhje me rastin “Haraçi”

Prokurorja Speciale Publike, Elizabeta Josifovska para disa dite në publik deklaroi se ajo e kishte nënshkruar mendimin pozitiv për që t’i kthehet pasaporta të dyshuarit në rastin “Perandoria”, Orce Kamçev, por se këtë veprim e kishte bërë me urdhër të Katica Janevës.

Josifovska thotë se mendimi për pasaportën e Kamçevit ishte vendim i Janevës dhe se si zëvendëse e saj, ajo ishte e detyruar ta firmosë.

“Është vendim i saj i marrë me urdhër të sa, unë e kam nënshkruar atë teknikisht në emrin e saj, ne si ndihmës të prokurores Special nuk mund t’i ndryshojmë vendimet e saj,” tha Josifovska.

Pas Josifovskës, gjatë ditës së nesërme pritet të dëshmoj edhe prokurorja, Lile Stefanova./Telegrafi/

Exit mobile version