Telegrafi

Prokurorja e Specializuar, Kimberly West nis detyrën: Do t’i ushtrojë funksionet në mënyrë të pavarur e të paanshme 

Prokurorja e Specializuar, Kimberly West nënshkroi sot një deklaratë solemne se ajo do t’i ushtrojë funksionet e saj në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe me ndërgjegje.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media.

Sipas njoftimit kjo është në përputhje me Nenin 36 të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Lexo po ashtu Gjykata Speciale, Kimberly West nga Amerika përzgjidhet Prokurore e Specializuar

West u përzgjodh për postin e Prokurores së Specializuar në qershor 2023 pas një procedure të organizuar nga Bashkimi Evropian.

Në njoftim thuhet se West është një prokurore amerikane me përvojë të gjerë si në hetimet për krime në nivel vendor ashtu edhe ndërkombëtar.

West është Prokurorja e Specializuar e tretë, pas Jack Smith, i cili shërbeu si Prokuror i Specializuar në periudhën nga viti 2018 deri në 2022, dhe David Schwendiman, i cili shërbeu nga viti 2016 deri në 2018. /Telegrafi/