Site icon Telegrafi

Prokurorja e Speciales: Shumë shpejt pritet të dorëzojmë aktakuzën ndaj Nasim Haradinajt

Prokurorja e Gjykatës Speciale ka thënë se shumë shpejt pritet që të dorëzohet aktakuza ndaj nënkryetarit të OVL e UÇK-së, Nasim Haradinaj.

“Po punohet që të dorëzohet një aktakuzë ndaj Haradinajt në kohë sa më të shkurtër, së bashku me dokumentet përcjellëse.

Zyra jonë është në procesin e mbledhjes së informacionit nga dëshmitarë të shumtë, të cilët i kanë përcjellur zyrës sonë që ndjehen të frikësuar për shkak të veprave që janë përmendur në arrestimin e Haradinajt.

Paraqitjet publike të të dyshuarve në këto javët e fundit duhet të mblidhen në mënyrë që të kemi dokumentacion të plotë”, tha Prokurorja e Gjykatës Speciale.

Lexo po ashtu Haradinaj: Familjarët e morën vesh që jam arrestuar përmes medieve, kontakti me ta mu mundësua tek pas tri ditësh

Ajo tha se shpreson që shumë shpejt të dorëzojnë aktakuzën, dhe se janë të përkushtuar për një proces të shpejtë. /Telegrafi/

Exit mobile version