Prokurorja e Speciales në seancën për ecurinë e çështjes për ish-krerët e UÇK-së, ka thënë se procesi i hetimeve është në vazhdim e sipër.
Ajo ka thënë se mbrojtjes brenda tre javëve do t’u dorëzohet një vëllim i mjaftueshëm i materialeve.
“Synojmë të ndjekim urdhërim e juaj për masa mbrojtëse. Mbrojtja ka informacion të bollshëm për të filluar hetimet menjëherë, ua kemi bërë të ditur afatin për nxjerrjen e materialeve. Mbrojtja është e njoftuar me çështjen dhe kjo nuk është befasi për ta”, u shpreh Prokurorja e ZPS-së.
Ajo shtoi se për mendimin e ZPS-së, nuk ka asnjë pengesë që gjykimi të filloj në verën e vitit 2021.
Prokurorja shtoi se në aktakuzë duhet të bëhen edhe disa redaktime. /Telegrafi/