Telegrafi

Prokuroritë themelore gjatë 24 orëve kanë ngritur 99 aktakuza kundër 120 personave

Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroritë themelore janë ngritur 99 aktakuza kundër 120 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 20 persona,  si dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Ndryshe, një ditë parë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër gjashtë personave N.S., M.R., S.A., D.M., Z.J., R.B. për rastin e Oliver Ivanoviqit.

Aktakuza është ngritur për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, “Keqpërdorim i detyrës zyrtare në bashkëkryerje” dhe “Manipulim me prova, në bashkëkryerje”. /Telegrafi/