Site icon Telegrafi

Prokuroria zbulon se në Gjilan nuk votoi “personi i vdekur”

Prokuroria e Shtetit i ka trajtuar me urgjencë raportimet e një qytetari të Gjilanit i cili pretendonte se dikush kishte votuar në emër të kushëririt të tij të vdekur, Shaip Robellit.

Prokurori Arben Kadriu në një komunikim me KALLXO.com ka njoftuar se personi i quajtur Shaip Robelli është person i gjallë.

“Të njëjtin e kemi gjetur, e kemi sjellë në vendvotim dhe e ka vërtetuar se është nënshkrimi i tij dhe gjithçka është në rregull”, ka thënë Kadriu.

Exit mobile version