Prokuroria Publike e Prilepit sot njoftoi se ka ngritur procedurë kundër 24-vjeçarit nga Prilepi, i cili gjatë natës së Vitit të Ri i vuri flakën një kefenesë.
24-vjeçari dyshohet se ka kryer veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai më 31 dhjetor rreth orës 18:00 ka pasur diskutim verbal me njërin nga të punësuarit dhe menaxherin e objektit dhe pa e paguar borxhin, është larguar duke kërcënuar se do ta djeg objektin pasi është ofenduar.
Të dyshuarit i është shqiptuar masa e paraburgimit me kohëzgjatje prej 30 ditëve./Telegrafi/