Site icon Telegrafi

Prokuroria: I vrari në Veternik, 40 vjeçar nga fshati Makovc

Zëvendësprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ibrahim Berisha, ka dhënë për KALLXO.com se personi i vrarë natën e mbrëmshme në lagjen Veternik është një 40 vjeçar nga fshati Makovc.

Lexo po ashtu Policia jep detaje të reja për vrasjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë

“I vrari është nga fshati Makovc dhe është i moshës 40 vjeçar. Rasti është duke u trajtuar si vrasje, në shtëpinë e pronarit kanë hyrë 4 persona ku edhe ka pasur shkëmbim të armëve të zjarrit. Hetimet janë duke vazhduar dhe për detaje të tjera do të ju informojmë më vonë”, ka thënë Berisha.

Exit mobile version