Telegrafi

Prokuroria: Video-materialet për rastin “Haraçi” tek ne janë dorëzuar nga një dëshmitar

Prokuroria Publike përmes një njoftimi për media thekson se incizimet e publikuara nga mediumet italiane lidhur me rastin “Haraçi” nuk kanë dalur nga Prokuroria.

Ata thonë se bëhet fjalë për video-materiale që janë pjesë e procedurës dëshmuese në lëndë dhe të cilat në Prokurori i ka dorëzuar një dëshmitar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Prokuroria Publike në këtë lëndë vepron në mënyrë profesionale dhe jopërzgjedhëse. Kështu që kontrollohen gjitha dyshimet dhe gjitha aspektet. Procedura hetuese është në rrjedhë dhe prokurori publike merr aktivitete hetuese që të sigurohen dëshmitë dhe të vërtetohet gjendja faktike sipas planit të përgatitur, i cili siguron hetim të plotë për rastin”.

“Derisa gjatë hetimeve vërtetohen elemente dhe vepra tjera penale ose kryerës tjerë, procedura do të zgjerohet, ndërsa opinioni do të njoftohet menjëherë. Pas përfundimit të plotë të hetimeve do të merret vendimi prokuror”, thonë nga Prokuroria.

Ata shtojnë se pushimet vjetore të prokurorëve nuk do të ndikojnë tek hetimet.

“Në kohën kur disa prokurorë shfrytëzojnë pushmin vjetor, janë emëruar prokurorë tjerë që i zëvendësojnë, si dhe hetues që çdo ditë punojnë për këtë lëndë. Funksioni i Prokurorisë Publike kryehet pa pengesa”, thonë nga Prokuroria./Telegrafi/