Pas refuzimit të policisë metropolitane britanike Scotland Yard për të hetuar rastin Dehari, është prokuroria vendore ajo që do të vazhdojë hetimet.
Ndonëse për këtë nuk po pajtohet familja Dehari e as VV, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit Sylë Hoxha ka thënë se do të vazhdojnë hetimet, përcjell “zeri.info”.
“Ne jemi duke i vazhduar hetimet për rastin Dehari. Prokurori i rastit po merret me hetimet. Ne për hetime të tilla bazohemi vetëm në ligjet në fuqi”, ka thënë Hoxha.
I pyetur nëse duhet marrë parasysh kërkesën e familjes Dehari që hetimet të ndërpriten ai ka thënë se si prokurori kanë hierarkinë dhe veprojnë vetëm sipas ligjeve. /Zëri/