Site icon Telegrafi

Prokuroria: Vdekja e Astrit Deharit ishte vetëvrasje (Video)

Kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha ka prezantuar rezultatet e raportit të autopsisë së aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit.

Hoxha ka thënë se sipas raportit të autopsisë, Dehari ka vdekur si pasojë e asfiksisë mekanike nga mbyllja e rrugëve të siperme të frymëmarrjes nga mjeti me konsistencë solide, të fortë.

Më tej kryeprokurori Hoxha ka shtuar se analizat toksikologjike të kryera deri tani, si gjatë autopsisë ashtu edhe pas asaj rezultojnë negative për barna dhe droga.

“ E informojë opinionin se në natën e incidentit nga policia e Kosovës dhe ekspertët e forenzikës, ka filluar ekzaminimi dhe shikimi i vendit të ngjarjes. Gjatë procesit të hetimeve janë marrë në pyetje 17 persona ku prej tyre 4 janë rimarr sërish në pyetje”, ka thënë Hoxha.

Ai ka shtuar se në këtë fazë të hetimeve nuk është gjendur asnjë provë apo ndonjë dëshmi që ka ndërhyrje të faktorëve të jashtëm që rezulton me ndonjë përleshje të mundshme me të ndjerin Astrit Dehari.

“Nuk kemi asnjë person të dyshuar që mund të ketë shkaktuar vdekjen e tij”, ka thënë Hoxha, duke theksuar se ky rast ishte vetëvrasje./Telegrafi/

Exit mobile version