Site icon Telegrafi

Prokuroria: Me urgjencë veprohet për indikacionet për veprat penale që kanë të bëjnë me zgjedhjet

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Prokuroria Publike e Maqedonisë thotë se me urgjencë dhe prioritet veprohet për indikacionet për vepra të kryera penale që kanë të bëjnë me zgjedhjet, me çka njoftimet menjëherë dërgohen deri te prokuroritë themelore publike.

“Komisioni i Përkohshëm për Ndjekjen e Parregullsive Eventuale që kanë të bëjnë me kryerjen e veprave penale nga Kreu gjashtëmbëdhjetë – Vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votim nga Kodi Penal dhe vepra të tjera penale të cilat do të bëheshin gjatë organizimit dhe realizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, e njofton publikun se në vazhdimësi i ndjek ndodhitë në lidhje me procesin zgjedhor”, thuhet në kumtesën e PP-së.

Ata shtojnë se komisioni i obligoi prokuroritë për veprim urgjent, gjegjësisht për formimin e lëndëve dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve për përcaktimin e fakteve relevante prej të cilave varet zbatimi i duhur i Kodit Zgjedhor.

“Prokuroria Publike përmes Komisionit të formuar e njofton publikun se prokurorët publikë në vazhdimësi punojnë në terren. Tërësisht janë të përkushtuar në luftën kundër veprave penale në lidhje me procesin e zgjedhjeve dhe votimit, përmes kontributit për çrrënjosjen e parandalimin e tyre. Komisioni vazhdon në mënyrë permanente ta ndjek procesin e votimit, për çka janë vendosur edhe kujdestari shtesë në prokuroritë publike për ditët kur bëhet votimi”, bëjnë të ditur nga PP-ja.

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjithashtu, i bën thirrje opinionit, organizatave qytetare, organizatave të tjera, partitë politike, institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe të gjithë që vlerësojnë se në ndonjë veprim ose indikacion për vepër të kryer penale që ka të bëjë me procesin e zgjedhjeve, ta denoncojnë te Komisioni për Ndjekjen e e Parregullsive në adresën elektronike izbori@jorm.mk ose deri te prokuroritë themelore publike kompetente.

Exit mobile version