Telegrafi

Prokuroria u ikën hetimeve për listat e fryra të veteranëve (Video)

Rrëfimi i ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kushtrim Zeka nga Pataqani i Rahovecit, se si janë blerë certifikatat e veteranëve të luftës, nuk i ka mjaftuar Prokurorisë së Shtetit si bazë për nisjen e hetimeve.

Lexo po ashtu Veterani i UÇK-së rrëfen se si u frynë listat: Në fshatin tim ishin pesë luftëtarë, e sot “mbinë” 100! (Video)

Për Prokurorinë nuk ka çuar peshë as deklarimi i këtij ish-luftëtari se i di me emër dhe mbiemër personat që e kanë blerë statusin e veteranit.

<iframe width=”500″ height=”281″ src=”https://www.youtube.com/embed/r7eY-_F8exg” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

Në përgjigjen e Prokurorisë thuhet se “kushdo që konsideron se ka prova, mund t’i drejtohet Çrokurorisë për t’ia paraqitur ato”.

Lexo po ashtu E vërteta e fotografisë dhe e lotëve të luftëtarit të UÇK-së (Foto)

Por, juristi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se prokurori në këtë rast duhet që urgjentisht personin në fjalë ta marrë si dëshmitar dhe të iniciojë rast lidhur me dyshimet ose pretendimet se ka mundur të ketë keqpërdorime gjatë përpilimit të listave të veteranëve. /Tribuna Channel/