Telegrafi

Prokuroria turke kërkon katër vjet burg për yllin e New York Knick, Enes Kanter

Prokuroria e Republikës së Turqisë ka kërkuar dënimin me katër vjet burg për basketbollin e New York Knicks, Enes Kanter.

Ky i fundit ka fyer rëndë presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, e cila është ndaluar me ligj fyerjen e personaliteteve shtetërore.

Kanter është një kundërshtar i madh i presidentit turk dhe ai është një ndjekës i predikuesit fetar islam, Fethullah Gulen, i cili në Turqi konsiderohet terrorist dhe akuzohet si udhëheqës i përpjekjes për grusht shteti të vitit të kaluar në shtetin turk.

Madje, Kanteri ka mbetur pa pasaportë dhe ndoshta kurrë nuk do të jetë në gjendje më të hyjë në Turqi, të paktën deri sa do të qeverisë Erdogan.

Ai do të gjykohet në mungesë, dhe prokuroria kërkon katër vjet burg për fyerje të presidentit.

Kujtojmë se muaj më parë babai i lojtarit të basketbollit është arrestuar dhe së shpejti do të gjykohet për përkrahjen e lëvizjes së Gylenit.

Ndyrshe, Kanter mund të marrë një dënim shumë më të madh nga ai që aktualisht kërkohet nga prokuroria. /Telegrafi/