Prokuroria ka reaguar lidhur me ngjarjen në Himarë, ku mbeti i vdekur një turist rus. Sipas prokurorisë, turisti Denis Kaiumov kishte hyrë në det për tu larë, ndërsa kishte lënë familjarët në breg.
Institucioni i akuzës shprehet se Fatmir Kuçi, i dyshuari kryesor për ngjarjen, ka thënë se ka qenë me pushime në Himarë.
Sipas prokurorisë, Kuçi ka ndihmuar në transportimin e turistit rus, kur ky i fundit ka qenë i plagosur.
Gjithashtu, prokuroria shprehet se në varkën e Kuçit janë gjendur njolla gjaku. Organi i akuzës thotë se njollat e gjakut janë marrë për ekzaminim.
Prokuroria do të kërkojë 30 ditë paraburgim për Fatmir Kuçin, pasi akuzohet për “vrasje pa dashje”.