Site icon Telegrafi

Prokuroria: Tre vjet burg për Azis Kelmendin

Gjatë leximit të konkluzioneve përfundimtare të enjten, prokurori i çështjes Ervin Karanxha kërkoi shpalljen fajtor të Kelmendit, për akuzën e vrasjes nga pakujdesia.
Gjykata pritet të japë vendimin për të pandehurin ditën e premte.

Vete biznesmeni ka kërkuar nga gjykata mëshirë, duke pretenduar se gjithçka kishte ndodhur në mënyrë aksidentale.

Një seancë më parë, gjykata pranoi kërkesën e të pandehurit dhe avokatit të tij mbrojtjës për të proceduar me gjykim të shkurtuar, kërkesë nga e cila Kelmendi përfiton uljen e një të tretës së dënimit./Telegrafi/
 

Exit mobile version