Site icon Telegrafi

Prokuroria thotë se nuk ka elemente penale në fatkeqësinë e foshnjës në Shkup

Prokuroria Publike thotë se nuk ka elemente për rastin e mbrëmshëm të vdekjes së foshnjës, pas rënies nga një shumëkatëshe në Shkup.

Sipas të dhënave të Makfaks, prokuroria konsideron se bëhet fjalë për fatkeqësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prokuroria ka ndërmarrë veprime për ndriçimin e rastit, por nuk janë gjetur elemente të veprës penale.

Përndryshe, foshnja ka rënë nga një lartësi prej 2,5 metrash, pasditën e djeshme dhe në spital është dërguar me kaftë të plasaritur. Edhe pas intervenimit, ajo nuk ka shpëtuar dot./Telegrafi/

Exit mobile version