Prokuroria Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion do të hetojë parregullësitë zgjedhore gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në vitin 2014, njoftuan sot nga Prokuroria, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përveç këtij hetimi, në njoftim thuhet se hetim po bëhet edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën gjatë vitit të kaluar në dhjetor.
“Në procedurat hetimore përfshihet disa persona, mes të cilëve edhe përfaqësues të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të vetëqeverisjes lokale dhe bartës funksioni në parti politike. Ekzistojnë dyshime se personat e dyshuar si grup i organizuar kanë kryer veprën përmes ofrimit, dhënies ose premtimit të shpërblimit që të marrin persona me të drejtë vote. Ndikimi mbi personat në dy ciklet zgjedhore, kishte për qëllim të penojnë të drejtën e votës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Telegrafi/