Prokuroria themelore publike (PTHP) njofton se në shtëpinë e shefit të policisë të Kumanovës është kryer bastisje me urdhër të gjykatësit nga Gjykata penale e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, në shtëpinë e shefit të policisë janë marrë lëndë, por gjykata nuk ka dhënë urdhër për arrestimin e tij. PTHP-ja bën të ditur se lëndët e marra do të përdoren në procedurën parahetimore në lidhje me veprën penale ”bashkëpunim kriminal” dhe ”keqpërdorim të pozitës zyrtare”./Telegrafi/