Prokuroria themelore publike (PTHP) në Shkup bën të ditur se me urdhër të gjykatësit, ka kryer kontrolle në disa lokacione, përfshirë një universitet, me qëllim mbledhjen e dokumentacionit, dëshmive dhe të dhënave tjera, që do të shfrytëzohen si dëshmi në një procedurë penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas PTHP-së, në Inspektoriatin shtetëror arsimor janë dërguar mbi 20 ankesa nga studentët e MIT universitetit, që vijnë nga Turqia. Në lidhje me këtë, ka patur reagime edhe nga ambasada turke në Shkup, në lidhje me studimet në disa fakultete, të cilat nuk janë akredituar nga Ministria e arsimit dhe shkencës.
Gjatë kontrollit janë marrë kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe dokumentacione të shumëta të rëndësishme. Sipas të thënave të PTHP-së, në këtë universitet janë regjistruar një numër i madh studentësh në fakultetet e mjekësisë dentale, kozmetologji dhe fizioterapi, për të cilat, tashmë është vërtetuar se universiteti nuk ka leje e as akreditim.
Njiherit, PTHP-ja i hedh poshtë të gjitha akuzat dhe shpekulimet për motive politike në punën e saj në lidhje me hetimet në këtë universitet./Telegrafi/