Nëpërmjet një njoftimi të Prokurorisë Themelore Publike (PTHP) thuhet se sipas planit të vërtetuar po ndërmerren masa hetimore për të siguriar dëshmitë dhe për të zbardhur rastin ‘Haraçi’.
“Vijon hetimi financiar në më shumë drejtime dhe mbledhje të dëshmive materiale që do të ndihmojë në vërtetimin e gjendjes faktike. Një pjesë e pajisjeve elektronike do të çohen për ekspertizë, ndërsa te një pjesë e tyre po tentohet të bëhet dekriptimi i përmbajtjeve të gjetura”, thuhet në njoftimin e PHP-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga PTHP shtojnë se nuk do të njoftojnë më herët informacione për veprimet që do t’i ndërmarrin në lëndë dhe nuk do t’i përmendin emrat e personave që do të thirren për dëshmi.
“Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për lëndë që nxiti interes të madh në opinion, prokuroria sipas mundësive do të vazhdojë edhe më tej të shpërndajë të gjithë informacionet që nuk do të pengojnë procedurën e mëtejshme”, thuhet në njoftimin e PTHP-së duke sqaruar se vetëm informacionet zyrtare janë burim i besueshëm për këtë lëndë./Telegrafi/