Prokuroria Themelore Publike (PTHP) njofton se vendim për vdekjen e lehonës në një institucion shëndetësor privat në Shkup, do të sillet pasi të mblidhen dokumentet e nevojshme dhe të merren rezultatet nga obdiksioni në Institution për Mjekësi Ligjore.
“Gjatë ditës së djeshme në PTHP ka arritur njoftim nga SPB Shkup në lidhje me vdekjen e lehonës në institucionin privat në Shkup. Prokurori publik kompetent në Prokurori ka dhënë urdhër për mbledhje të dokumenteve të nevojshme”, thonë nga PTHP, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përndryshe, para disa ditëve një lehonë ndërroi jetë gjatë lindjes në një spital privat në Shkup, ndërsa me vendim të Prokurorisë spitali u mbyll.
Kurse pas disa ditëve në opinion u paraqitën informacione se në atë spital kanë punuar mjek të cilët nuk kanë qenë kompetent./Telegrafi/