Prokuroria Themelore Publike – Shkup njofton se është duke punuar në zbardhjen e rrethanave për vdekjen tragjike të vajzës 13-vjeçare në Komunën e Ilindenit.
Nga PTHP thonë se do të ketë përgjegjësi penale nëse konfirmohen rrethana të dyshimta për këtë rast tragjik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Prokurori kompetent publike ka dhënë urdhër për autopsi të trupit të vajzës, si dhe mënyra për mbledhjen e të dhënave shtesë. Janë kërkuar informacione për firmën e cila ka kryer punë ndërtimore. Në të njëjtën kohë po mblidhen të dhëna edhe nga shërbimet inspektoriale dhe organet tjera kompetente për vërtetimin e përgjegjësisë eventuale”, thonë nga PTHP.
Përndryshe, gjatë ditës së djeshme një vajzë 13-vjeçare ndërroi jetë, pasi ra në një gropë të mbushur me ujë./Telegrafi/