Site icon Telegrafi

Prokuroria Themelore nis hetime për ndërtimin e urës “Syri” në Shkup

Prokurori Publik i Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka sjell vendim për zbatimin e procedurës hetimore ndaj tre personave ndaj të cilëve ka dyshime se kanë kryer vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Të dyshuarit gjatë periudhës 2009-2012 gjatë zbatimit të procedurës për furnizime publike duke mos kryer detyrën e tyre zyrtare kanë mundësuar që realizuesi i projektit për ndërtimin e “Urës së Syrit” të përfitoj në mënyrë të paligjshme 26.653.420 denarë.

Policia Financiare në korrik ngriti padi penale kundër ish-kryetarit të Komunës Qendër, Vlladimir Todoroviq, për keqpërdorim të 435 mijë eurove për ndërtimin e urës “Syri”.

Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, atëherë tha se të dyshuarit janë pajtuar t’i kthejnë paratë, por kjo nuk do të thotë se procedura ndaj tyre do të ndërpritet./Telegrafi/

Exit mobile version