Site icon Telegrafi

Prokuroria Themelore në Shkup ngrit aktakuzë ndaj katër zyrtarëve të Agjencisë për Kadastër

Prokuroria Themelore Publike – Shkup informon se ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të akuzuarit të punësuar si persona zyrtar në Agjencinë për Kadastër dhe Patundshmëri në Shkup, në kundërshtim me Ligjin për kadastër dhe patundshmëri, kanë nënshkruar marrëveshje për kryerjen e shërbimeve konsultative me Lidhjen republikane gjeodezike të Serbisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Marrëveshjet janë nënshkruar në datën e njëjtë në dhjetor të vitit 2016, në kuadër të projektit për menaxhimin e patundshmërive, ndërsa të akuzuarve të akuzuarve u janë paguar mjete gjatë disa muajve të vitit 2017”.

“Në këtë mënyrë, secili nga të akuzuarit, varësisht nga angazhimi i tij, ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme shuma të mëdha të parave, gjegjësisht, 1.000.541 denarë, 763.031 denarë, 753.072 denarë dhe 930.378 denarë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Telegrafi/

Exit mobile version