Site icon Telegrafi

Prokuroria në Pejë vazhdon hetimin e listave të veteranëve

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj ka mbajtur sot takim me Njësitin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion dhe Sektorin Rajonal të hetimeve në Pejë.

“Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori Kurmehaj, ka kërkuar intensifikimin e veprimeve hetimore për rastin e mashtrimeve me listat e veteranëve të luftës, duke përfshirë edhe zinxhirin komandues të UÇK-së, që janë kompetencë territoriale e Prokurorisë Themelore të Pejës.

Po ashtu, gjatë këtij takimi, u nxorën disa konkluzione, ashtu që, Kryeprokurori Kurmehaj, njoftoi se për këtë rast ka caktuar një prokuror i cili do të merret ekskluzivisht me këto lëndë, dhe në rast nevoje do caktohet edhe ndonjë prokuror tjetër”, thuhet në njoftimin për media.

Lexo po ashtu Qytetarët shprehen të vendosur të protestojnë deri në shkarkimin e Lumezit

Gjitha këto veprime nga kjo prokurori, janë ndërmarr në koordinim të plotë me Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Prokuroria e Pejës, me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe luftimit të kësaj dukurie do të mbajë çdo dy javë takime të rregullta.

Vlen të theksohet se lidhur me rastet e mashtrimit të listave të veteranëve, Prokuroria Themelore e Pejës, ka hapur disa hetime dhe njëkohësisht ka ngritur një aktakuzë muajin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version